Plas në Elbasan. Kur na ndajnë vetëm dy ndeshje nga mbyllja e këtij kampionati, skuadra është në prag të braktisjes së garës. Edhe pse po luftojnë prej javësh për të shpëtuar, me këtë skenar të zi, rënia nga kategoria do të ishte e sigurt.
Një ditë para ndeshjes me Devollin, vendimtare për fatet e sezonit, verdheblutë janë duke diskutuar daljen nga gara.
Këtë fakt e pohon në një prononcim për “Panorama Sport” vetë presidenti i klubit. Arben Laze duket i lodhur nga indiferenca totale e Bashkisë Elbasan, e cila nuk po kontribuon financiarisht dhe moralisht.
Kjo gjendje e ka detyruar numrin një të elbasanasve që të shkojë drejt në një vendimi ekstrem, pasi më parë diskutoi edhe me stafin e ekipit.