Plagosje me thika në Pogradec, në gjendje të rëndë një 24-vjeçar

0
Gjigandi

Një 20-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi ka plagosur me thikë një person.

Shtetasi me iniciale B.V., për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin K. C., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

20-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

RonaTyra

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. T., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në lagjen nr. 3, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në fshatin Tushemisht, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj motrës së tij, shtetases L. K., 48 vjeçe, banuese në Pogradec.

Gjithashtu në vijim të informacionit paraprak të datës 03.08.2022, që bën fjalë për një konflikt midis dy shtetasve, në lagjen nr. 3, Pogradec, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. V., 20 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas është konfliktuar për motive të dobëta dhe ka goditur me thikë shtetasin K. C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu