Plagosja me thikë në Durrës/ Policia arreston bashkëjetuesin e 53-vjeçares, tentoi të fshehë të vërtetën

0
Gjigandi

Një 43-vjeçar është arrestuar në Durrës, pas zbardhjes së ngjarjes në lidhje me vetëplagosjen e shtetases me iniciale A. D., 54-vjeçe.

Dyshohet se i riu ka ndikuar në rëndimin e gjendjes psikologjike të gruas, si dhe ka tentuar të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me këtë rast.

Shtetasi me iniciale F.B., akuzohet për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Kujtojmë se gruaja ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spital.

Njoftim i policisë:

RonaTyra

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Durrës, ku dyshohet se si pasojë e vetëplagosjes me mjet prerës (thikë), humbi jetën në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe (bashkëjetuesja e shtetasit F. B.). 43-vjeçari dyshohet se nëpërmjet konflikteve me shtetasen A. D., ka ndikuar në rëndimin e gjendjes së saj psikologjike. Gjithashtu, ky shtetas duke deformuar provat në vendngjarje, ka tentuar të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me këtë rast. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu