Dhunuan gratë, arrestohen katër persona në Tiranë

0
Gjigandi

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale E. K., 37 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. V., 41 vjeç dhe E. Gj., 35 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

RonaTyra

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. Gj., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu