Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje? Çipa: Votuesit u treguan inteligjentë, nuk u përdorën për llogari…

0
Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje? Çipa: Votuesit u treguan inteligjentë, nuk u përdorën për llogari…
Gjigandi

Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në studion e lajmeve të Abc me moderatorin Endri Xhafo, ka komentuar shpalljen e rezultatit të Bashkisë së Vorës ku fitues u shpall Bashkim Shera i Partisë Socialiste.

Çipa tha se në këto zgjedhje qytetarët u treguan inteligjent, pasi pjesëmarrja e ulët ata treguan se nuk donin përdoreshin si llogari politike nga krerët e partive.

Analiza për këtë proces duhet nisur nga përqindja e zgjedhësve. Edhe në Vorë pjesëmarrja është e ulët. Është një sjellje inteligjente e elektoratit për të mos u përdorur si llogari politike të krerëve politikë’,

tha Çipa.

RonaTyra

Sa i përket surprizës ku këtë herë zgjedhësit votuan një kandidat të majtë, Çipa tha se PS këtë herë kishte hyrë me strukturë të organizuar kjo edhe për shkak se në 2019-n ata patën kandidat ndërsa opozita nuk mori pjesë..

Vora ka qenë një histori që favorizonte të djathtën, Por në zgjedhjet e fundit me mos futjen e opozitës PS kishte Agim Kajmakun, pra infrastrukturën mbështetëse PS e kishte të përgatitur ndryshe nga opozita që ishte e fraksionuar. Për herë të parë selia zyrtare e PD nuk kishte as komisionerë. Pjesa e shtëpisë së lirisë ishte më e përgatitur me strukturën zgjedhore, sepse mori strukturën e krijuar nga LSI. Vetë grupi i Rithemelimit ka patur disa kandidatë që nga pikëpamja politike kanë qenë më afër Berishës se Bashës

‘, tha Çipa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu