Fejsal Demiraj është shef kuzhine me renome botërore, i cili ka lindur dhe është rritur në New York, por rrënjët familjare i ka nga Tropoja, Shqipëri.
Zgjedhja e Fejsalit që të bëhet shef është e ndikuar nga gjyshja Nifë nga Hasi i Shqipërisë, e cila bënte gatimet si flija dhe çervishi, me të cilat Fejsali është rritur.
Perçegjatë këtyre 18 viteve, Fejsali ka ushtruar profesionin e shefit profesional, dhe ka punuar në kuzhina në mbarë botën, përfshirë restorantin “Louis XV” në Monako me tre yje Michelin; “Brae”në Viktoria, Australi, i shpallur ndër “50 Top restorantet më të mira Bbtërore”; dhe “Noma”në Kopenhagë, Danimarkë i përzgjedhur katër herë si restoranti më i mirë në botë nga “50 restorantet më të mira botërore”.
Fejsali ka punuar në Noma për gjashtë vite nën udhëheqjen e Rene Rexhepi, shef dhe pronar i Noma. Gjatë kësaj kohe, ai ka punuar si bashkë-shef ose menaxher i kuzhinës, duke menaxhuar punën ditore operacionale të më shumë se 40 shefave në Noma.
Ai ka lënë punën në Noma në dhjetor të vitit 2020 për të vazhduar projektin “‘Ekspedita Gastronomike Shqiptare”e cila filloi në verë të vitit 2019, projekt qe u mundësua me përkrahjen e Renes dhe ekipit të Noma.
Misioni i këtij projekti është dokumentimi i etno gastronomisë shqiptare, duke u fokusuar në të gjitha regjionet shqipfolëse të Ballkanit. Ai ka udhëtuar në katër shtete dhe më shumë se 300 fshatra për të dokumentuar metodat tradicionale të gatimeve shqiptare.
Përgjatë udhëtimeve dhe hulumtimit për traditat e gatimeve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, ai kuptoi se sa është i inspiruar nga metodat e lashta të gatimit, traditat dhe njohuria e vendësve për përbërësit natyror të cilët vazhdojnë të përdoren edhe sot. Kjo e shtyu që të vendosë për hapin e ardhshëm në karrierën e tij, qe të investojë tërë kohën dhe diturinë e tij që të zhvilloj kuzhinën shqiptare në kuzhinë cilësore të njohur botërisht.
Autostrada Biennale
Këtë vit, Fejsalit i është ofruar bashkëpunim për dy prezantime nga Autostrada Biennale përmes hulumtimit të tij në “Ekspedita e Gastronomisë Shqiptare”. Bashkëpunimi i parë është me artistët “Seksionet e Gatimeve” të cilët hapen diskutimin se si të konsumohet ushqimi në kohën e ndryshimeve klimatike.
Në këtë bashkëpunim Fejsali ka konceptualizuar qasje shumë moderne në gatimin e flisë tradicionale. Ai ka përzgjedhur flinë meqenëse beson së është gatimi tradicional i gjithë shqiptarëve në të gjithë botën. Receta për këtë fli është përzierja e drithërave e cila paraqet potencial për të nxitur rigjenerimin natyral të tokës (e cila do të mbronte tokën nga erozioni) në pjesët ku këto drithëra mbjellën.
Gruri është i tipit “Dajti”, gruri i cili historikisht është rritur ne rajonin e Korçës, Shqipëri. Misri është “Maravq”, një lloj misri qe rritet ne rajonin e Pejës afër Bjeshkëve të Nemuna. Fasulja e llojit “Kallet”, po ashtu ka origjine shqiptare ku kryesisht rritet ne zonën e Kallmetit ne Lezhë, Shqipëri.
Komponenti i bulmetit vjen nga Rugova dhe është “Mazë e vjetër” që është një nga produktet më të veçanta të rajonit të Dukagjinit dhe përgjithësisht ne kuzhinën shqiptare. Bashkëpunimi i dytë në Biennale është me Fernando Garcia-Dory nga Kolektivi i Artistëve dhe Agjencia INLAND me bazë në Spanjë.
Për ketë bashkëpunim Fejsali ka ofruar hulumtimin e tij shumëvjeçar te “Ekspeditës se Gastronomisë Shqiptare” qe te shfrytëzohet nga INLAND ku flitet se si kulturat e ndryshme shfrytëzojnë tokën duke filluar nga Malet e Sharrit në kufi me Shqipërinë. Kjo kartografi kolektive do të ofroj mënyra alternative të përjetimit të territorit si dhe implikimeve gjeopolitike të çështjeve të përditshme të shfrytëzimit të tokës, prodhimit të ushqimit dhe të identiteteve në regjion.
Ishte tejet e rëndësishmesh për Fejsalin që të shtyjë misionin e tij të identitetit te kuzhinës shqiptare përmes këtyre dy projekteve me Biennale, përmes së cilave shpreson qe do te niset një diskutim më i gjerë se kush, çfarë dhe çka është kuzhina shqiptare.
The post Pjesëmarrja e shefit të kuzhinës – Fejsal Demiraj në Autostradën Biennale, edicioni i tretë appeared first on abc24.al.