Adis Junuzovic, miku historik i Miralem Pjanic është intervistuar nga e përditshmja Sport në lidhje me zërat e merkato që rrethojnë yllin e Juventus-it, për të cilin interesohet Barcelona.
“Ka qenë gjithmonë ëndrra e tij që të luajë te Barcelona”, ka thënë Junuzovic. “Interesimi i Barçës nuk më habit. Nuk duhet ta them, por kjo ka qenë gjithmonë ëndrra e tij”.
“Nuk humb asnjë ndeshje të Barçës, sepse është i dashuruar me stilin e mrekullueshëm të lojës së tyre dhe me filozofinë e klubit. Miralem mund të luajë në çdo klub të botës”.
Në lidhje me ecurinë e boshnjakut në Serinë A: “Në Itali ka shkëlqyer dhe tani është i vetëdijshëm se mund të luajë me një nga klubet më të mëdha të Europës. Është lideri i kombëtares dhe në Serinë A ka fituar gjithçka, duke konfirmuar talentin e tij të madh sezon pas sezoni”.
“Real ose Barcelona? Nuk është e vërtetë që i pëlqen Real-i. Nuk është kështu, e vetmja e vërtetë është se atij i pëlqente Zidane si futbollist. Kjo është e vërteta. Ai adhuron Barcelona-n dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim”.