Pite shtëpie me qershi të karamelizuara: Ëmbëlsirë e lëngshme, freskuese dhe e lirë!

0
Pite shtëpie me qershi të karamelizuara: Ëmbëlsirë e lëngshme, freskuese dhe e lirë!
Gjigandi

Nëse qershitë janë ndër frutat tuaja të preferuara, atëherë me siguri do t’ju pëlqejë kjo recetë

Pitja e karamelizuar me qershi është një zgjedhje ideale kur keni të ftuar, por edhe kur thjesht dëshironi të ëmbëlsoheni me familjen tuaj.

Përbërësit për brumin:

– 200 gr miell,
– 70 gr gjalpë,
– 70 gr kos,
– sodë buke sa mund të kapet me gishta,
– kripë sa mund të kapet me gishta.

Për mbushjen:

RonaTyra

– 500 g qershi,
– 100 g sheqer.

Përgatitja:

Hidhni sheqerin në mënyrë të barabartë në një enë për pjekje të lyer me gjalpë dhe futeni në një furrë më parë të ngrohur në 150 C që të karamelizohet.

Hiqjani bërthamat qershive, renditini sipër karamelit dhe piqini derisa të zbuten.

Shoshitni miellin dhe shtoni gjalpin e prerë në copa, më pas përzieni me mikser ose me duar për të krijuar një brumë të thërrmuar.

Në kos shtoni kripën dhe sodën e bukës, pastaj shtoni miellin.

Të gjitha bashkoni mirë.

Hapeni brumin me një okllai për ta bërë sa më hollë të jetë e mundur, më pas vendoseni mbi qershitë në një tepsi pjekjeje dhe ngjisni lehtë skajet.

Piqeni në furrë më parë të ngrohur në 180 C për rreth 15 minuta ose derisa korja të marrë ngjyrë kafe të artë.

Derisa pitja është ende i nxehtë e kthejeni në një pjatë dhe e lëreni të ftohet, më pas e priteni dhe e shërbejeni.

Ju bëftë mirë, – transmeton abc24.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu