Pickohet nga merimanga e zezë një person në Rrogozhinë, përfundon në spital në gjendje kritike për jetën. Pritet kundërhelmi nga Mali i Zi

0
Gjigandi

Një 50-vjeçar është pickuar nga merimanga e zezë mbrëmjen e djeshme.

Burime për median bëjnë me dije se shtetasi Hasbi.K., i ka përfunduar në spitalin “Nënë Tereza” pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mësohet se 50-vjeçari ka qenë në banesën e tij në qendër të Rrogozhinës, kur është pickuat nga insekti helmues. Fillimisht ai ka marrë ndihmë në spitalin e Rrogozhinës më pas është nisur me urgjencë drejt QSUT, ku po merr trajtim në gjendje kritike për jetën.

Sakaq ka lindur nevoja edhe për ndërhyrje të Ministrisë së Shëndetësisë  për të gjetur kundërhelmin ndaj merimangës së zezë të cilët kanë kontaktuar me disa vende nga rajoni. Këtë të hënë  pritet që nga Mali i Zi të vijë edhe kundërhelmi që mund t’i shpëtojë jetën 50-vjeçarit nga Rrogozhina.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu