Aksidenti i “Michael Schumacher mund të ishte evituar

0
40
Gjigandi

Çfarë mund të kishte qenë nëse Michael Schumacher do të ndryshonte planin e tij  të parë për të bërë ski?. Gruaja i tij Corinna Schumacher ka rrëfyer se ishte vetë Schumacher i cili pasi kishte parë parashikimin e motit kishte thënë se niveli i borës shumë i madh nuk e favrizonte shumë planin e tij për të bërë ski.

“Pak para se (aksidenti) të ndodhte në Meribel, ai më tha: ‘Dëbora nuk është optimale. Mund të fluturojmë për në Dubai dhe të bëjmë parashutë atje’”, tha Corinna Schumacher.

Ai madje po mendonte nëse ata duhet të anulonin planet e tyre në dëborë dhe të shkonin në Dubai për parashutizëm. Fatkeqësisht, ata qëndruan në planin e tyre të parë që solli edhe aksidentitn fatal.

Që nga aksidenti, Schumacher nuk ka mundur të bëjë asnjë paraqitje publike. Gjendja e tij aktuale mbetet e panjohur për fansat përreth.

Schumacher ishte me pushime me familjen e tij në Alpet Franceze kur u aksidentua.

Ai mbetet një nga pilotët më të mëdhenj të F1 të të gjitha kohërave me shtatë tituj botërorë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu