Petkoviç: Vuçiç u kërkoi serbëve që të tërhiqen nga barrikadat

0
Gjigandi

Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tregoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u ka kërkuar serbëve në veri të Kosovës që të tërhiqen nga barrikadat. Ai tha se kjo kërkesë u bë pas deklaratës së lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian lidhur me situatën në veri të Kosovës.

“Pas këtyre deklaratave zyrtare, Presidenti Vuçiç zhvilloi një bisedë për më shumë se dy orë me serbët e veriut dhe ua prezantoi përmbajtjen e këtyre dokumenteve dhe deklaratave. U tregoi gjithçka që do të përfitojmë dhe kërkoi që populli ynë të tërhiqet nga barrikadat”, tha Petkoviç gjatë një konference për media më 28 dhjetor.

Megjithatë, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç pas bisedës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sipas raportimeve është shprehur se serbët në fakt refuzojnë që të tërhiqen nga barrikadat.

“Sapo i kemi përfunduar bisedimet me presidentin Vuçiç, tani do të flasim me njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi. Morëm lajme të rëndësishme për lirimin e Pantiçit, Nedeljkoviçit dhe të arrestuarve të tjerë, arritëm të lexojmë garancitë e Bashkimit Evropian se nuk do të ketë arrestime për pjesëmarrje në barrikada, si dhe garancinë e KFOR-it që forcat e sigurisë së Kosovës nuk do të vijnë në veri pa pëlqimin tonë”, tha ai për TV Pink.

Ai shtoi se presidenti Vuçiç mendon se është mirë që të hiqen barrikadat, por shtoi se serbët nuk i besojnë qeverisë së Kurtit dhe as garancive ndërkombëtare.

RonaTyra

O.J/DITA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu