Pete Davidson ka bërë terapi për traumë pas sulmeve të vazhdueshme të Kanye-s

0
Gjigandi

Pete Davidson ka qenë në terapi për traumë dhe kjo kryesisht për shkak të sulmeve të Kanye West në mediat sociale. Prej prillit, komediani 28-vjeçar ka kërkuar ndihmë në terapist pas përplasjes së tij me reperin për lidhjen me ish-gruan e tij, Kim Kardashian.

“Vëmendja dhe negativiteti që vjen nga Kanye dhe veprimet e tij janë një shkas që Pete i është dashur të kërkojë ndihmë,” tha një burim i brendshëm për People.

Burimi theksoi se, pavarësisht se e u ndanë javën e kaluar, Davidson nuk është penduar për lidhjen me Kim dhe dëshiron që të bëhet shumë e qartë se ajo e ka mbështetur atë gjatë gjithë marrëdhënies së tyre.

West e ka kritikuar dhe ofenduar vazhdimisht Pete qoftë në rrjetet sociale, ashtu edhe në tekstet e këngëve të tij.

Davidson i kërkoi Kanye-s të takoheshin dhe të flisnin, i quajti veprimet e tij të turpshme dhe ia bëri të qartë që s’ka frikë. Megjithatë, Kanye nuk i ndali sulmet ndaj tij.

RonaTyra

Sulmi i tij i fundit ishte jo më larg se dje, kur reperi postoi një ndau një artikull të rremë në faqen e parë të New York Times me një titull që lexonte:

“SKETE DAVIDSON KA VDEKUR NË MOSHËN 28-VJEÇARE”.

Kanye më pas e fshiu postimin dhe arsyeja mësohet të ketë qenë sepse Kim u nxeh me veprimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu