Përplasje për lumin Vjosë, Rama ironizon aktorin Di Caprio: U bë i gjallë për të sulmuar qeverinë, po e shaj se ndoshta i shkon në vesh…

0
Gjigandi

Kryeministri, Edi Rama ka qenë i pranishëm në takimin e zhvilluar me ekspertë të organizatës së njohur amerikane ‘Patagonia’.

Gjatë fjalës së tij Rama nuk la pa përmendur aktorin Leonardi Di Caprio, i cili e ka prekur si çështje disa herë, madje dhe ka kërkuar të bëhen protesta e peticione. Rama tha se aktori u bë i gjallë duke sulmuar qeverinë mirëpo hesht tani që qeveria ka marrë masa ndaj Vjosës.

“Më kanë shënuar këtu për diçka për Leonardio di Caprio, por nuk po e them. Leondardio di Caprio u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë. E ka shok të mirë ministrja e Turizmit ndaj nuk po i bie më shumë, Mbase goditja do t’i bie në vesh.Aty ku miliona njerëz të lavdërojnë miliona dhe të shan njëri ka të ngjarë që të zgjohet dhe Nardi”, tha Rama.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu