Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar në ndaj deklaratës së ministrisë ruse në Tiranë: Sa lekë kërkoi zoti Berisha që Gazpromi nuk i mblodhi dot?
Ai në një postim në Facebook këtë e cilësoi si një reagim tipik provokativ të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin.
Berisha përmes disa pikave ia sqaroj publikut këtë çështje.
“Në javën e parë të gushtit të vitit 2011 një mik i imi biznesmen i njohur turk më solli nga presidenti i Gazprom mesazhin që vijon:
“në rast se unë do të hiqja dorë nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte në trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:
-ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër.
-Investimin prej 4.1 miliardë dollare në termocentrale të mëdha gazi në Seman.
-Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gaspromit.
Oferta u refuzua prereas për arsye politike nga ana ime”,
deklaroi Berisha, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Njoftim shtypi!
Lidhur me deklaratën time të djeshme për përpjekjet korruptive të Gaspromit prane meje për të sabotuar TAP, ambasada ruse nëe Tiranë ka reaguar sot duke pyetur: Sa lekë kërkoi zoti Berisha që Gazpromi nuk i mblodhi dot?
Lidhur me këtë reagim, tipik provokativ të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!
1-Gazprom dhe qeveria ruse bënë çfarë kishin në dorë dhe përdoren të gjitha linjat korruptive të gazit të tyre për tëbllokuar projektin e TAP.
2- Në javën e parë të gushtit të vitit 2011 një mik i imi biznesmen i njohur turk më solli nga presidenti i Gazprom mesazhin që vijon:
“në rast se unë do të hiqja dorë nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte në trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:
-ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër.
-Investimin prej 4.1 miliardë dollare në termocentrale të mëdha gazi në Seman.
-Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit tëGaspromit.
Oferta u refuzua prereas për arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha më dha të drejtë, se ato nuk ishin në interes të vendit tim.
Ju bëtë gjithshka që TAP të mos bëhej dhe dështuat!