Përplasi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, Arjan Tase mbërrin në gjykatën e Vlorës

0
Gjigandi

Arjan Tase ish-shefi i komisariatit të Himarës, që përplasi për vdekje 7-vjeçaren, Jonada Avdia në plazhin e Potamit ka mbërritur në ambientet e gjykatës së Vlorës për t’u njohur më masën e sigurisë.

Tase pritej të dilte para gjykatës mëngjesin e sotëm, por dhënia e masës së sigurisë për të është shtyrë në orën 11:15.

Prokuroria e Vlorës pritet të ashpërsojë akuzën që do të rëndojë ndaj Arjan Tases. Fillimisht AMP ngriti akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” gjë që mund të dënohet edhe me gjobë, ndërsa pritet që prokuroria të ngrejë akuzën e “vrasjes me dashje”.

Ashpërsimi i akuzës së ngritur ndaj ish-shefit të policisë, vjen pas verifikimit të pamjeve filmike në vendngjarje dhe dëshmive të pushuesve. Grupi hetimor ka konkluduar se Arjan Tase ka patur mundësi për të parandaluar aksidentin fatal në një zonë të dedikuar për pushuesit.

Me akuzën e re të ngritur nga organi i akuzës, ish-efektivi rrezikon nga 10-20 vite burg, e jo gjobë-5 vite burg siç ishte raportuar më herët.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu