Kur ke pothuajse gjithçka që mund të imagjinohet, të jesh krijues dhe inovativ është një sfidë e madhe, së cilës Samsung i përgjigjet me gatishmëri vit pas viti. Modelet më të fundit të televizorëve Samsung Neo QLED 8K 2022, të cilët janë gjithçka përveçse televizorë klasikë, e vërtetojnë atë. Pra, harroni gjithçka që keni ditur për televizorët dhe njihuni me modele të reja që ofrojnë një përvojë inovative.
Përvoja e kinemasë në shtëpi
Pavarësisht nëse po shikoni një film apo një festival muzikor, ndriçimi i duhur është çelësi për t’u zhytur në një përvojë argëtuese.
Televizorët Neo QLED 8K 2022 janë përmirësuar për të sjellë përvojën e ekranit të madh në një nivel tjetër.
Procesori më i fundit, Neural Quantum 8K, ka 20 rrjete të pavarura të inteligjencës artificiale, ku secili prej tyre analizon karakteristikat e përmbajtjes dhe cilësinë e figurës.
Quantum Matrix Technology Pro sjell një reduktim masiv të cilësisë së keqe në figurë, falë dritave të vogla inovative LED Quantum Mini që kontrollojnë dritën për të përmirësuar performancën e ngjyrës së zezë të thellë. Gjithashtu, teknologjia Quantum HDR 64x kap detajet më të vogla në zona si të ndriçuara ashtu edhe të errëta për të shfaqur cilësi të vërtetë figure HDR 10+ pikërisht siç e kishte parashikuar regjisori.Gjithashtu, modelet e reja Neo QLED 2022 janë zbukuruar me një miliard nuanca të sakta dhe vëllim 100% të ngjyrave, të cilat me ndihmën e teknologjisë Quantum Dot, ju lejojnë të përjetoni botën në ngjyrat e saj nga komoditeti i shtëpisë tuaj.
Tingull i nivelit të lartë
Për një eksperiencë gjithëpërfshirëse, televizorët duhet të kenë tinguj të fuqishëm që të përputhen me ngjyrat dhe detajet e pasura. Inteligjenca artificiale e procesorit Neural Quantum 8K analizon atë që është në ekran në kohë reale, në mënyrë që veçoritë Adaptive Sound të mund të gjurmojnë dhe lëvizin ndërmjet altoparlantëve për t’u përshtatur saktësisht me lëvizjen në ekran. Tingulli i televizorit me soundbarin orkestrohen në haromoni perfekte nëpërmjet Q-Symphony duke e kthyer shtëpinë në një sallë koncertesh me tingull që orkestrohet në perfeksion.Teknologjia e tingullit SpaceFit analizon mjedisin e dhomës dhe më pas rregullon automatikisht zërin e televizorit në cilësimet e tij optimale. Thjesht ndizni televizorin dhe lëreni SpaceFit Sound të bëjë pjesën tjetër për ju. Për më tepër, teknologjia Object Tracking Sound Pro (OTS Pro) siguron që tingulli të ndjekë veprimin, që do të thotë që ju mund të dëgjoni tingullin aty ku zhvillohet veprimi.
Samsung po prezanton gjithashtu Wireless Dolby Atmos në televizorët e tij Neo QLED 4K dhe 8K – kjo do të thotë cilësi e pacenuar audio dhe pa rrëmujën e kabllove HDMI.
Gjithçka që ju nevojitet në një vend
Falë opsioneve të shumta Smart TV që kanë televizorët Neo QLED 8K, ju mund të punoni, luani dhe argëtoheni nga rehatia e shtëpisë tuaj.Mundësia për të bërë video calls dhe të pasurit kompjuterin tuaj në televizor do t’jua bëjë më të lehtë të organizoni zyrën nga shtëpia dhe tëbashkëvepronime kolegët tuaj.Modelet e reja Neo QLED ju lejojnë të përdorni shpejt dhe lehtësisht skedarët e zyrës nga shtëpia me madhësinë e shikimit dhe cilësinë e QLED.
Kur vjen koha për t’u argëtuar, modelete reja Samsung NEO QLED 2022 vijnë me një sërë veçorish të dedikuara për t’i bërë këto pajisje edhe më të përsosura për lojëra. Super Ultrawide GameView ofron një pamje të gjerë duke përfshirë raportet e pamjes si monitorët e lojrave 21:9 dhe 32:9 dhe me Game Bar-i i përmirësuar kontrollon në çast përmirësimet e lojërave dhe statistikat në kohë reale.
Për ata që duan të krijojnë një rutinë të shëndetshme jetese, Samsung Health ofron një librari të mrekullueshme me përmbajtjet më të mira të stërvitjes në shtëpi që fillojnë nga meditimi e deri te rutinat e stërvitjes intensive. Mund ta shikoni veten duke bërë ushtrime në të njëjtën kohë me trajnerin tuaj përmes kamerës së hollë të lidhur me Neo QLED.
Televizorët Samsung Neo QLED 8K do të ndryshojë mënyrën sesi ju kaloni kohën e lirë duke e bërë atë më cilësore. Ju mund të zbuloni ndër të parët të parët gjithçka për televizorin e ri Samsung Neo QLED duke u regjistruar në këtë link. Për më shumë informacion, viztoni: https://www.samsung.com/al/tvs/qled-tv/highlights/