Disa pamje vërtet tronditëse janë shfaqur ditën e djeshme kur rojet bregdetare helene kanë qëlluar emigrantët në brigjet e Bodrumit.
Rojet bregdetare të armatosura mund të shihen duke goditur refugjatët me shkopinj dhe armë dhe duke u përpjekur të përmbytin varkën e tyre e cila është e mbushur përplot me emigrantë.
Në videon tronditëse dëgjohen edhe britmat e refugjatëve.
Nga ky sulm mendohet se ka mbetur i vrarë një fëmijë emigrant.
Një refugjat tjetër sirian u raportua se mbeti i vrarë me armë ndërsa u përpoq të kalonte kufirin Grek, krim të cilin qeveria greke e ka mohuar.
Burimi: redrevolution.co.uk