Kur Covid-19 vjen nga turistët! Spanja në alarm, një britanike mund të shkaktojë vatër të re

0
Gjigandi

Një grua britanike ka mbjellë frikë në Lanzarote pas mbërritjes nga Mbretëria e Bashkuar për pushime në këtë zonë të famshme të ishujve Canarie.

Krerët e shëndetësisë pohuan se gruaja rezultoi pozitive për Covid-19 dhe tashmë është në karantinë. Nëntë persona me të cilët ajo ka pasur kontakt iu nënshtruan testit, por rezultuan që të gjithë negativë. Gruaja është britanikja e parë që del pozitive në Lanzarote që kur Spanja i hapi dyert turizmit në 21 qershor.
Në fakt, ishte bashkëshorti i saj ai që u ndje keq gjatë udhëtimit dhe bëri temperaturë, por vete doli dy herë negativ në provën e tamponit. Spanja është një ndër shtetet më të prekura në Evropë nga koronavirusi, të cilin me vështirësi të mëdha arriti ta frenonte. Mbi 257,000 njerëz u infektuan në këtë vend dhe më shumë se 28,400 humbën jetën.
Nga ana tjetër edhe Britania vetë u godit keq prej pandemisë, aq sa kryeministri Boris Johnson e përshkroi krizën e koronavirusit si një “katastrofë” për vendin e tij.
 

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu