Përfundon takimi i Soreca, Yuri Kim, Norman dhe Borchardt

0
Gjigandi

Që prej orës 11:00 në zyrën e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u mbajt takimi mes tij dhe ambasadorëve të SHBA-së, Yuri Kim, Britanisë së Madhe Duncan Norman dhe i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Takimi është thirrur nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe në fokus është Reforma Zgjedhore.
Ky takim vjen menjëherë pas një marrëveshje mes anëtarëve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Tashmë ashtu siç tha edhe ambasadorja Yuri Kim e gjitha është në dorën e kryedemokratit Lulzim Basha. Prezenca ndërkombëtare në Tiranë, ka luajtur një rol kyç për Reformën Zgjedhore ku prej disa ditësh zhvilloi takime me përfaqësuesit e Këshillit Politik dhe bëri thirrje që të miratohet.
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim mbrëmjen e djeshme u shpreh në përfundim të takimit se përgjegjësia është kreut të PD-së, Lulzim Basha duke i thënë hapur se “topi është në fushën e tij dhe tashmë ai ka në dorë të integrimin e vendit”.
Nga ana tjetër, në përgjigje të saj, kryedemokrati tha se ‘ka ende një çështje pa zgjidhur’, por pa e zbuluar se cila është ajo.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu