Pas thashethemeve për shtatzëninë, Eleni Foureira bëri daljen e saj të parë publike. Këngëtarja në dy muajt e fundit i është shmangur daljeve publike dhe është kujdesur të mos ekspozojë shumë barkun. Këtë herë, megjithatë, kamerat e kanë pikasur në një pjesë qendrore të Athinës.
Kujtojmë se thashethemet se këngëtarja është shtatzënë me Alberto Botia, nisën në verë kur ajo anuloi koncertet e planifikuara.