Përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian

0
Përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian
Gjigandi

Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong do të marr pjesë në fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për Senior.

Kampionati do të mbahen në Bullgari nga data 31 mars deri më 2 prill për kategorinë e meshkujve dhe nga data 1 deri më 3 prill në Bosnje dhe Hercegovinë për kategorinë e femrave.

Njoftimi:

Në kategorinë e meshkujve Kosova do të përfaqësohet nga Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Blend Hajdari, Dardan Imami (trajner) dhe Besnik Behluli (udhëheqës i delegacionit) dhe do të garoj në grupin C ku do të ndeshet me Norvegjinë, Latvinë, Islandën dhe Bullgarinë.

Ndërsa në kategorinë e femrave Kosova do të përfaqësohet nga Linda Zeqiri, Alma Mehmeti, Shega Hashani, Jeton Azizi (trajner) dhe Ridvan Hashani (udhëheqës i delegacionit) ku do të ndeshet me Izraelin, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Qipron dhe Ishujt Faroe.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu