Në Klinikën Emergjente në QKUK gjatë tri ditëve të fundit janë trajtuar 757 persona me probleme të ndryshme shëndetësore.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se prej tyre 157 pacientë kanë marrë tretmanin e nevojshëm në Dhomën e Reanimimit (Dhomën e Kujdesit të Avancuar Emergjent).
Ndërsa janë regjistruar edhe 224 raste internistike dhe 128 raste kirurgjike.
Po ashtu si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku, 52 persona kërkuan ndihmë mjekësore.