Për shkak të traumës së lindjes, harroi gjuhën në të cilën fliste

0
Për shkak të traumës së lindjes, harroi gjuhën në të cilën fliste
Gjigandi

Thjesht u zhduk

Dihet se trauma mund të lërë pasoja nga më të ndryshmet te njeriu dhe prova e vërtetë është një nënë me emrin Maria.

Për shkak të frikës që ka përjetuar para dhe gjatë lindjes, Maria Campos, e cila është me origjinë nga Spanja dhe jeton në Angli, ka harruar plotësisht gjuhën angleze me të cilën kishte komunikuar deri atëherë.

Maria dhe bashkëshorti i saj u gëzuan shumë kur mësuan se do të bëheshin prindër. Megjithatë, pak para javës së 33-të të shtatzënisë, filluan problemet, transmeton abc24.al.

Nëna paralajmëroi mjekët se nuk i ndiente lëvizjet e bebes, por ata e siguruan se gjithçka ishte në rregull me beben.

RonaTyra

Në javën e 33-të të shtatzënisë, mjekët nuk i vënë re lëvizjet e bebes dhe vendosën të bëjnë urgjentisht prerje cezariane.

“Kur lindi vajza ime, ajo ishte krejtësisht ngjyrë vjollcë. Mjekët i dhanë shpejt oksigjen”, kujton Maria.

Beben e transferuan shpejt në një spital tjetër, i cili është i pajisur për kujdesin e bebeve të lindura para kohe. Për shkak të asaj traume, Marija e harroi fare anglishten.

“Anglishtja ime sapo u zhduk nga koka. Ndoshta nga ai stres,” tha Maria.

Për fat të mirë, pas dy ditësh, aftësia e saj për të folur anglisht u kthye.

Mjekët shpejt e diagnostikuan gruan me sindromën ‘Prader-Willi’, një çrregullim i rrallë gjenetik që prish funksionin e shumë organeve, shkakton dobësi të muskujve dhe zhvillim të ngadaltë dhe karakterizohet nga mungesa e gjeneve aktive të babait në kromozomin 15

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu