Për dy vite, 15 mijë qytetarë të Shqipërisë janë deportuar nga zona shengen me ndalim hyrje për d…

0
Për dy vite, 15 mijë qytetarë të Shqipërisë janë deportuar nga zona shengen me ndalim hyrje për d…
Gjigandi

Rreth 15 mijë shqiptarë janë deportuar nga zona shengen 2 vitet e fundit – ndaj tyre është vendosur edhe ekspuls (ndalim hyrje në shengen për disa vite).

Holanda, Franca dhe Belgjika janë 3 shtetet kryesore që vendosin më shumë ekspulse ndaj shqiptarëve.

Në Tiranë janë shtuar zyrat e avokatisë që merren me fshirjen e tyre.

“Ka filluar kohët e fundit dhe Spanja që të shtohet te kjo listë. Patjetër që Gjermania është një shtet që shqiptarët kanë probleme me qëndrimin e paligjshëm, ose qëndrimin ku tejkalohet afati 90-ditor i lejuar dhe padyshim që penalizohen nga ky fakt,”

– u shpreh avokati Franci Nuri.

RonaTyra

Azili dhe rrezikshmëria për sigurinë publike janë arsye të tjera që po penalizojnë shqiptarët.

“Azili refuzohet, në 90% të rasteve po themi dhe personat nuk kanë dijeni që marrin ekspuls pasi largohen. Kujtojnë se kanë mbaruar procedurat, kujtojnë se janë në rregull dhe mund të kthehen dhe mund të lëvizin në Europë lirshëm, por automatikisht ata janë të penalizuar pa e ditur këtë gjë,”

– sqaroi Nuri.

Avokati u shpreh se ekspulsi ndryshon në varësi të shtetit dhe në varësi të arsyes. Për të fshirë ekspulsin nga sistemi apo për ta hequr para kohe, tarifat variojnë nga 200 deri në 500 euro.

Në rast se një person udhëton sërish jashtë vendit, policia kufitare do i kërkojë vërtetimin që është i pastruar në Europë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu