Pensionistët marrin bonus për fundvit/ Shpërblimi ruhet deri në 36 muaj

0
Gjigandi

Të moshuarit po tërheqin, bashkë me pensionin edhe shpërblimin e fundvitit këtë muaj. Sipas grafikut që ka hartuar Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për të mos pasur radhë dhe probleme në sportele, pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike duhet të shkojnë ta tërheqin bonusin 5000 lekë, ditën që u është caktuar për të marrë pensionin.

Por ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë këtë muaj, kryesisht të moshuarit që jetojnë jashtë vendit, bëhet e ditur se ai do të jetë i vlefshëm për 36 muaj.

Po ashtu, ISSH, thotë se shpërblimin e fundvitit do ta marrin edhe ata individë që dalin në pension, deri në datën 31 dhjetor.

Janë 583, 400 individë, për të cilët buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion, 35 milionë dollarë. Risi e këtij viti është bonusi për invalidët, në vlerën 6000 lekë.

Fondi për shpërblimin e pensionistëve që nga viti 2021 është i garantuar në buxhet dhe nuk ka dyshime, si vitet e kaluara, kur qeveritë vendosnin në momentet e fundit nëse do ta jepnin apo jo./euronews

Union Contact

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu