Pas ndarjes së bujshme me Tea Trifonin, fejohet Beart Rexhepi

0
Gjigandi

Pak muaj më parë, Beart Rexhepi konfirmoi lidhjen e re të dashurisë. Ish konkurrenti i “Përputhen” nuk priti shumë pasi bëri publike lajmin pasi ka zbuluar se i ka propozuar për martesë vajzës që i ka vjedhur zemrën. Këtë e ka zbuluar vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale.

“Ajo tha po”, ka shkruar Bearti krahas postimit. Kujtojmë që pak kohë më parë ai i dha fund historisë së bujshme me Tea Trifonin, me të cilën u njoh gjatë kohës që ishte pjesë e emisionit “Përputhen”. Ndonëse përflitej për një lidhje, ata s’e pranuan kurrë se ishin bashkë gjatë kohës që ishin në emision.

Më vonë, kur qarkulluan në rrjet disa foto të tyre, pranuan se janë bashkë. Megjithatë, por aq e bujshme sa historia e tyre e dashurisë ishte dhe vetë ndarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu