Peleshi: Izolohen disa nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit në Sazan

0
Peleshi: Izolohen disa nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit në Sazan
Gjigandi

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se disa nga vatrat nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit në Sazan janë izoluar.

Në një postim në Facebook, Peleshi ka shtuar se trupat e “Forcave të Armatosura po punojnë me përkushtim në kushtet kur ndërhyrja në vatrat e mbetura është e vështirë për shkak të relievit dhe të natës”.

“I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanin është izolimi i vatrave duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës”, ka sqaruar Peleshi.

“Me të gjithë partnerët tanë dhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile kemi ndërtuar marrëdhënie për të aktivizuar mbështetjen me mjete ajrore shtesë, gjatë stinës së verës, pa humbur kohë nëse do të çmohet e nevojshme nga ekspertët”, ka theksuar ministri.

“Sigurisht prioritet ka mbrojtja e jetës së banorëve dhe më pas e florës e faunës si edhe trashëgimia jonë natyrore e historike.
Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme”, ka shkruar Peleshi.

RonaTyra

Në fund, Ministri i Mbrojtjes ka bërë thirrje për vullnetarizëm dhe angazhim të qytetarëve në raste të tilla.

“Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera”, ka thënë Peleshi.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu