Peci prezanton mundësitë për investime në bujqësi në panairin “Expo Dubai”

0
Peci prezanton mundësitë për investime në bujqësi në panairin “Expo Dubai”
Gjigandi

Kosova është një ndër vendet me potencial të lartë për zhvillim të sektorit të bujqësisë dhe një ndër shtetet që ofron politika të favorshme financiare e bujqësore për investitorët e huaj në këtë sektor.

Këtë potencial e këto politika bujqësore të Kosovës i ka prezantuar Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë një fjalimi në Forumin e Biznesit në Panairin “Expo Dubai 2020”, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Peci, duke prezantuar mundësitë për investime në sektorin e bujqësisë, tha se cilësia e tokës bujqësore dhe klima e favorshme janë një plus i madh krahas pozitës strategjike, e cila i mundëson Kosovës të jetë vendi kyç për eksport në tregun e Bashkimit Evropian.

“Sipas disa analizave të realizuara më herët, Kosova është një ndër vendet me potencial të lartë për zhvillim të sektorit të bujqësisë, si komponenta e dytë më e rëndësishme për zhvillim ekonomik. Kjo sepse Kosova ka një pozitë strategjike që e lejon dhe e lehtëson eksportin dhe njëherit posedon klimë të favorshme për kultivimin e një game të gjerë produktesh bujqësore. Jemi ithtarë të avancimit të sektorit të bujqësisë pasi që ky sektor është punëdhënësi më i madh në vend. Avantazh tjetër për investim në sektorin e bujqësisë është edhe mosha e re e popullsisë së Kosovës dhe fuqia e madhe punëtore”,

ka thënë Peci.

RonaTyra

Me këtë rast, ai ka prezantuar edhe politikat konkrete zhvillimore që janë duke i avancuar e përmes të cilave tha se synojnë ta avancojnë sektorin e bujqësisë.

Duke i ftuar pjesëmarrësit në këtë forum që të investojnë në sektorin e bujqësisë në Kosovë, Ministri shprehu gatishmërinë e tij që gjatë qëndrimit të tij të iniciojë krijimin e bashkëpunimeve konkrete në këtë fushë edhe përmes rrugëve diplomatike.

Gjatë qëndrimit në Dubai, për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ministri Faton Peci është mirëpritur në Al Wasl, me ç’rast gjatë këtij takimi zyrtarë të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe përshëndetën Kosovën dhe popullin e saj dhe e uruan atë për Ditën e Pavarësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu