Tre dekada nga rrëzimi i shtatores së diktatorit Lulzim Basha i kërkon Parlamentit të miratojë një ligj i cili bën të mundur jo vetëm zhdukjen e simboleve të komunizmit, por edhe largimin nga jeta politike te individëve të cilët kanë qenë pjesë e atij sistemi.
Nismë që në Kuvendin e 18 dhjetorit demokratët e ndërmorën ndaj ish liderit historik.
“Vettingun e funksionarëve politikë dhe drejtuesve të institucioneve në raport me të shkuarën e tyre në regjimin komunist. Pra askush të mos ketë pozita drejtuese në Partinë Demokratike”,
tha Basha.
Demokratët kanë tentuar prej kohësh të dërgojnë në Parlament një ligj për dekomunistizimin, por një nismë e tillë ligjore do mbërrijë në tryezat e ligjvënësve me autorësinë e Institutit Për Demokraci, Media dhe Kulturë.
“Kulti i individit shkatërron.kush harron të shkuarën rrezikon ta përsërisë”,
tha ai.
Prej kohësh Sali Berishen e bën pjesë të një trekëndëshi në brinjët e të cilit vendos edhe Edi Ramën me Ilir Meten, të cilët thotë se i ka përballë në garën e parakohshme vendore në 6 bashki.
“Trekëndëshi i Bermudës e ka 6 marsin si kurth ndaj PD, objektivi është i qartë, boll me trekëndëshin e Bermudës t’i kthejmë Shiqipërinë shqiptarëve”,
tha Basha.