PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Matit Agron Malaj/ Letra i shkon dhe ambsadorëve Soreca dhe Kim

0
Gjigandi

Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar dënimin për armëmbajtje pa leje të kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj. Organi i akuzës u vu në lëvizje pas kërkesës së depozituar 4 muaj më parë nga selia blu, për verifikimin e mandatit të Malajt.

Në përgjigjen që i kthen Partisë Demokratike, Prokuroria thotë se kryebashkiaku i Matit në mars të 1999 është përfshirë në një debat gjatë të cilit ka përdorur edhe armën, duke plagosur në këmbë një tjetër person. Për këtë shkak, në korrik të atij viti, Gjykata e Matit e ka shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje.
Nisur nga kjo shkresë, PD kërkon heqjen e mandatit te kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj. Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi u shpreh se ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike për një dënim të tillë, edhe kur e ka deklaruar atë në formularin e dekriminalizimit.
Në një letër publike ata bëjnë me dije këtë si dhe ua kanë dërguar për dijeni edhe ambsadorëve Soreca dhe Kim.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu