The Weeknd ka tërhequr planet për një njoftim të madh në Twitter pasi pa lajmet për krizën e vazhdueshme në Ukrainë.
Këngëtari i hitit “Blinding Lights” prej ditësh kishte ngacmuar fansat se të enjten do të bënte një njoftim me rëndësi për fansat e tij në rrjetin social Twitter, shkruan The Independent.
Të enjten e 24 shkurtit, muzikanti – emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye – publikoi një status në Twitter ku shkruante: “Le të shkojmë”.
Foto: The Weeknd/Instagram
Me këtë ai kishte nënkuptuar se do t’i përditësonte fansat me një njoftim të madh pas disa orësh.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “operacion special ushtarak” në lindje të Ukrainës.
Menjëherë pas fjalimit të Putinit, pati raportime për shpërthime në periferi të Kharkiv, Kramatorsk dhe Mariupol, si dhe në kryeqytetin Kiev.
Foto: The Weeknd/Instagram
Fansat ishin të shpejtë për ta këshilluar këngëtarin amerikan që të gjente një ditë tjetër më të mirë për njoftimin e tij të madh.
“Dua të them, jo koha më e mirë”, u përgjigj një përdorues i Twitterit në statusin e këngëtarit, ndërsa një tjetër u tall me zgjedhjen e tij për të dërguar mesazhin ndërsa po ndodhnin çështje të tjera.
Foto: The Weeknd/Twitter
Dy orë më vonë, The Weeknd informoi publikun se postimi në Twitter ishte dërguar pa dijeninë e tij për situatën të tensionuar në rritje, në Ukrainë.
“Fatkeqësisht, tani po shoh se çfarë po ndodh me konfliktin dhe do të pauzoj deri në një njoftim të nesërm”, u tha ai fansave, përpara se të shtonte: “Lutem për sigurinë e të gjithëve”.
/abc24.al/