PËRBËRËSIT:
500 g patate të reja
1 lugë vaj ulliri
2 lugë gjalpë
100 g spinaq
2 lugë kaperi
1 thelb hudhër
lëkura dhe lëngu i 1
limoni
kripë, piper
PËRGATITJA:
Lajmë patatet me ujë të rrjedhshëm dhe sfungjer, i presim në mes dhe i vëmë të ziejnë në ujë me kripë për 15 minuta. Më pas i kullojmë dhe i hedhim në një tigan ku kemi vaj ulliri, gjalpë dhe hudhër të shtypur. Patatet i vendosim me pjesën e prerë poshtë, dhe i skuqim për 5 minuta në nxehtësi mesatare, derisa të marrin ngjyrë. Shtojmë pjesën e mbetur të gjalpit, lëngun dhe lëkurën e limonit, kaperit dhe spinaqin. I kaurdisim derisa spinaqi të ulë volumin dhe e rregullojmë masën me kripë e piper të bluar në çast.