Pas vizitës së Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, Donaldi i ftuar në shtëpinë e Don Xhonit në Dr…

0
Pas vizitës së Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, Donaldi i ftuar në shtëpinë e Don Xhonit në Dr…
Gjigandi

Aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP, Donald Veshaj dje (4 mars) ka vizituar Prekazin dhe familjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Gjatë vizitës së tij, Donaldi solli edhe pikturën e Adem Jasharit të cilën e realizoi për nderë të 17 shkurt, pavarësisë së Kosovës, gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme.

Aktori i cili u shoqërua edhe nga vëllain i tij binjak, Romeo dhe gjithë familja, u takuan edhe me ish-kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin.

Foto: Donald Veshaj/InstaStory

RonaTyra

Jashari u shpreh se piktura do të ruhet në muzeun e kompleksin “Adem Jashari”, ndërsa falënderuar Donaldin dhe familjen e tij për vizitën.

Por, pas kësaj aktori i njohur është mirëpritur edhe nga reperin nga Drenica, Don Xhoni në shtëpinë e tij.

Foto: Don Xhoni/InstaStory

Aktori postoi disa pamje përmes llogarisë së tij në Instagram, teksa shihet se reperi e priti në ‘konakun’ e tij me ushqime tradicionale shqiptare.

“Të vëllai i vogël”, ka shkruar aktori në mbishkrimin e postimit.

Foto: Don Xhoni/InstaStory

Ndërkohë, të njëjtën e ka ripostuar edhe Don Xhoni, duke shkuar: Ke ardhur të shpirti i vëllait.

Kujtojmë që reperi dhe dy vëllezërit Veshaj janë miq prej kohësh, madje Don Xhoni ka treguar mbështetjen e tij për Donaldin edhe gjatë kohës kur ai ishte në shtëpinë e BB VIP. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu