Pas Twitter, edhe Meta do të përgjysmojë punonjësit

0
Gjigandi

Pas vendimit të Twitter-it, për shkarkimin e gjysmës së punonjësve, edhe kompania  Meta, mund të lërë pa punë mijëra njerëz.

Kjo u raportua ekskluzivisht për Wall Street Journal nga burime të informuara sipas të cilave shkurtimet do të shpallen të mërkurën javën e ardhshme.

Sipas burimeve të Wall Street Journal, pushimet e ardhshme nga puna në Meta do të prekin “mijëra njerëz”. Ky do të ishte i pari i këtij lloji në historinë e kompanisë dhe, megjithëse proporcionalisht më i vogël se pushimi masiv i Twitter, mund të jetë numri më i madh i njerëzve të përjashtuar nga një Big Tech në një vit, që ka parë një tkurrje të sektorit. Shtatorin e kaluar kompania kishte deklaruar se kishte 87,000 punonjës dhe, sipas asaj që raportoi gazeta amerikane e biznesit, tashmë po mendonte për një ulje prej 10% të shpenzimeve edhe përmes pushimeve nga puna.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu