“Kam shumë neveri”/ Klodiana Shala tregon momentin që e frikësoi gjatë fëmijërisë së saj

0
Gjigandi

Së fundmi, Klodiana Shala ka qenë e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”. Ajo ka zbuluar për të gjithë shqiptarët fobinë e saj më të madhe, që në fakt janë minjtë.

Jo vetëm kaq por Klodiana tregoi një histori kur ka qenë e vogël dhe kur ka jetuar në shtëpi private. Ajo tha se një episod i ‘frikshëm’ i ka ndodhur me miun në shtëpinë e saj dhe tashmë ndjen shumë neveri.

Ja çfarë thotë Klodiana Shala:

“Unë kam pasur një histori kur kam qenë e vogël në shtëpi private, njëherë në jetën tonë mbaj mend dhe mua ajo njëherë mua më ka ngelur dhe miun e kam tmerr. Babi i shkretë hipën në mes të tavolinës dhe unë do kem qenë 4-5 vjeçe, vëllai 7 vjeç dhe babi që bërtiste “kape, kape miun, zëre”. Dhe neve në një tmerr të vërtetë. Dhe unë që atëherë,  babi e ka fajin me një fjalë, babi i shkreti duke pasur frikë dhe neve tani, që ai miu  shkonte nëpër oborr dhe i pështirë. Unë atëherë kam parë mi dhe tani që ka plot nëpër rrugë, nëpër pallate që unë kur kalon ndonjë mi poshtë pallatit, rri nja një orë bëj xhiro pastaj kaloj aty. Nuk e di, e kam shumë neveri, frikë nuk besoj, por neveri”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu