Monika Lubonja e dinte që para disa ditësh që këtë të premte do të ishte në nominim, por nuk e dinte se me kë do të ishte në televotim. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme ndodhën shumë gjëra. Fillimisht Arbërit iu hoq imuniteti që kishte nga hapja e kutisë së pandorës, pasi ai ka dhënë informacion nga jashtë. Më pas ishte ai që u nominua nga pjesa më e madhe e banorëve që të ishte në nominim.
Pas përfundimit të spektaklit, teksa Donaldi po bisedonte me Egzonën, u shpreh që “Iliri do të luftojë për Arbërin”.
Pjesë nga biseda e tyre:
Egzona: Besoj se Arbëri ka me luftuar shumë
Donaldi: Iliri do luftojë për Arbërin
Egzona: Tash po mund ta marr me mend edhe për ju që keni ma shumë ditë këtu. jam duke vdekur që veç 1 minutë me pas kontakt me dikë jashtë, veç me dit se çfarë ka ndodhur
Donaldi: Kam harruar të përdor telefonin, se di se si është të kesh telefon
Egzona: Nuk ka ndryshuar shumë telefoni. Unë po habitem se nuk më mungon fare telefoni, se unë zakonisht nuk e lëshoj prej dore.