Nëse jeni habitur me reagimin e Butrint Imerit për Kiara Titon, me siguri do surprizoheni akoma më shumë me reagimin e babait të tij.
Artisti publikoi mbrëmjen e djeshme pas spektaklit në Instagram një foto të Kiarës me një kurorë sipër, duke ngritur shumë pikëpyetje.
Dhe të njëjtin postim e ka rishpërndarë edhe babai i tij duke marrë vëmendje në rrjet. Nuk e dimë çfarë po ndodh në një kohë kur Kiara po përballet me pëlqimin e Luizit në “Big Brother”, në media po aludohet se ajo ka një lidhje jashtë dhe tanimë vijnë këto reagime nga Butrinti.
Kiara ka folur në “Big Brother VIP” për Butrintin duke thënë se ishte njeriu i duhur në kohën e gabuar. “Lidhja ka zgjatur dy vite. Është goxha kohë, por kemi qenë shumë të vegjël. 20 vjeç të dy, moshatarë. Ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar.”
E pyetur nëse ka mundësi ribashkimi ajo ka thënë: “Nuk e di ka kaluar shumë kohë. Jo nuk ndjej më gjë. Nuk ka rikthime.”