Ditën e djeshme, Paris Hilton shokoi fansat kur zbuloi se ajo u bë nënë për herë të parë nëpërmjet një gruaje surrogate. Sipërmarrësja dhe modelja e njohur e bëri të ditur lajmin përmes rrjetit social Instagramit, e cila postoi një foto duke mbajtur dorën e foshnjës.
Mikesha më e afërt e Hilton, Kim Kardashian reagoi ndaj lajmit të befasishëm duke shkruar: “Shumë e lumtur për ju”.
Hilton nuk ka treguar më shumë detaje rreth lindjes.
Megjithëse ky është fëmija i parë i Hilton, partneri i saj Reum, ka një vajzë 10-vjeçare me ish-partneren e tij Laura Bellizzi, të cilën dyshohet se ai e ka parë ‘vetëm një herë’.