Në fundjavë dhe ditëve të para të javës në vijim, paraqiten kushte të motit më të qëndrueshëm. Kryesisht me kthjellime ditën e shtunë, ndërsa të dielën më shumë intervale me diell, dhe vranësira kalimtare. Orëve të mëngjesit me ngrica të theksuara.
Sipas Prishtina Wather në ditët e para të javës do të mbajë mot i kthjellët, e me diell gjatë ditës. Përgjatë mëngjesit me ngrica. Të mërkurën do të ketë shtim të vranësirave, e më vonë në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta shiu.
Kushtet e motit më stabil në ditët vijuese, nuk mundësojnë qarkullim të mirë ajror, e ndotësit ajror qëndrojnë më të përqendruara pranë sipërfaqes, derisa indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta, të dielën edhe në shumë të dobëta, apo edhe jashtëzakonisht të dobëta.
12.03 – Ngrica në mëngjes. Kryesisht me kthjellime, ditën ftohtë, e pjesërisht vranët.
13.03 – Kryesisht me diell, ditën edhe vranësira kalimtare. Në mëngjes ngrica.
14.03 – Kthjellët dhe me diell. Ngrica orëve të mëngjesit.
15.03 – Kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit ngrica.
16.03 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat mjaft të ulëta në fundjavë, e më pas nga e hëna në rritje. Minimalet zbresin deri në -8C e -9C, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 5C të dielën, e të martën e mërkurën në 11C e 13C.
Erërat do të fryjnë me intensitet mesatare nga verilindja ditën e shtunë 5-10m/s, e ditëve vijuese drejtimesh më të ndryshme të lehta 1-4m/s.
Shtypja atmosferike në rritje shumë lart mbi vlera normale.
Temperaturat