Parashikimi i motit për sot sipas Prishtina Weather.
“Më ftohtë. Vransirat shtohen gjatë ditës. Vonë në mbrëmje vende-vende priten mundësi për riga shiu apo të përziera edhe me reshje të dobëta bore. Në vise malore borë”
Njoftimi i plotë:
Moti më dinamik, mundëson qarkullim më të mirë ajror, që edhe mbanë ndotësit të shpërndarë. Indeksi i cilësisë së ajrit në diët e fundjavës do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme, por edhe të mira.
26.02 – Më ftohtë. Vransirat shtohen gjatë ditës. Vonë në mbrëmje vende-vende priten mundësi për riga shiu apo të përziera edhe me reshje të dobëta bore. Në vise malore borë.
27.02 – Ftohtë, kryesisht vranët, me reshje shiu dhe bore, që në mbrëmje shndërrohen në borë.
28.02 – Kryesisht vranët e ftohtë. Pasdite vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore.
1.03 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.
2.03 – Mbetet ftohtë ftohtë, kryesisht me vransira, e ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.
Temperaturat me tendencë të rënies, minimalet luhaten ndërmjet -3 e 0C, e maksimalet zbresin në 5C e 7C, ditën e shtunë, e në fillim të javës së ardhshme edhe deri në 0C e 1C.
Erërat do të fryjnë mesatare dhe të fuqishme nga verilindja me shpejtësi prej 6-14m/s.
Shtypja atmosferike luhatet në vlera mbi normale.