Paralajmëruan përgjegjësi ligjore dhe e dënuan Donaldin, Mozzik sqaron situatën brenda BBV: Harro…

0
Paralajmëruan përgjegjësi ligjore dhe e dënuan Donaldin, Mozzik sqaron situatën brenda BBV: Harro…
Gjigandi

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka qenë brenda shtëpisë së Big Brother VIP në një nga mbrëmjet e këtij spektakli.

Ai ishte ftuar për të dhuruar një performancë për banorët brenda shtëpisë, ndërkohë që shprehu haptazi mbështetjen ndaj aktorit Donald Veshaj.

Hyrja e artistit nga Kosova bëri bujë të madhe duke qenë se Donaldi u dënua me nominim për thyerjen e rregullave e po ashtu edhe pasi e ka ftuar Mozzikun në dhomën e rrëfimit – meqenëse ishte e ndaluar.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani, madje theksoi se Mozzik do të mbajë përgjegjësi për ato që ka thënë meqë kishte firmosur një dokument para se të hyjë në spektakël.

RonaTyra

Në emisionin e ri të Romeos dhe Donaldit të quajtur “Më lër të flas”, Gramos Aliu (emri i vërtetë) ka sqaruar gjithë situatën.

Foto: Screenshot/YouTube

“Aty brenda unë u futa të them të drejtën me shumë respektin edhe për pjesëtarët e tjerë që kanë qenë aty. Të betohem në Zot që kishte emra që nuk e dija fare që ishin aty. Nuk është se e kam përcjell gjithë kohën. Nuk ka qenë asnjë plan, as nuk i kam treguar askujt as çfarë të flas aty, kam hyrë vetëm direkt për të parë Donaldin dhe për t’i kënduar disa këngë”, u shpreh ai.

“Në momentin që kishte kohë që nuk e kisha takuar këtë, pak u humba dhe harrova që jam para kamerave, ideja ishte që të mos e nënvlerësoja asnjërin aty, të gjithë njësoj kanë qenë por që e kam më shumë shpirt këtë s’kam çfarë të bëj”, vazhdoi më tej ai.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu