Parada e EuroPride-it nuk pritet mirë në Serbi, dhunohen anëtarët e LGBT-së

0
Gjigandi

Një grup njerëzish hodhën pishtarë drejt kordonit policor të vendosur prej marshimit Europride në Bulevardin e Çlirimit. Mbështetësit e komunitetit LGBT u mblodhën në Beograd më 17 shtator, pavarësisht se autoritetet serbe ndaluan mbajtjen e marshit të EuroPride.

Teksa nisi marshimi në Beograd, në rrugët e kryeqytetit serb u pa prezencë e shtuar e Policisë.

Para nisjes së marshit të EuroPride-it u raportua për disa incidente të vogla, pasi aktivistë të krahut të djathtë dhe të grupeve fetare po ashtu u mblodhën në Beograd për të kundërshtuar marshimin.

Policia bllokoi trotuaret dhe rrugët nëpër të cilat organizatorët e marshimit kishin planifikuar të mbanin marshimin dhe po ashtu u ndalua kundër-protestat e paralajmëruar nga grupet pro-Kishës Ortodokse Serbe dhe grupeve të tjera.

Muajin e kaluar, presidenti populist serb, Aleksandar Vuçiç, sugjeroi se marshimi i EuroPride-it nuk do të lejohej që të mbahej, por vendimi i fundit për këtë u mor nga Ministria e Brendshme.

RonaTyra

Më 13 shtator, Ministria e Brendshme zyrtarisht njoftoi se nuk do të lejonte mbajtjen e Javës së EuroPride-it që kulmon me paradën në rrugët e Beogradit dhe tha se një vendim të njëjtë ka marrë edhe për protestat e paralajmëruara për 17 shtator.

Ministria serbe tha se deri te ky vendim erdhi për shkak të “rrezikut të dhunës, shkatërrimit të pronës dhe formave të tjera të prishjes së rendit publik në shkallë të gjerë”.

Më 15 shtator, një prej organizatorëve të ngjarjes, Marko Mihajlovic, tha për Radion Evropa e Lirë se grupi i tij kishte dorëzuar ankesë në Gjykatën Administrative serbe kundër vendimit të Ministrisë së Brendshme.

“Pyetja është se a do të marshojmë në një distancë të shkurtër apo do të qëndrojmë me një vend, por ne do të dalim në rrugë. Është e rëndësishme që ne të dalim dhe zëri ynë të dëgjohet”, tha ai.

Pas njoftimit për ndalimin e marshit, aktivistët e komunitetit LGBT, akuzuan kryeministren serbe, Ana Bërnabic – e cila është lezbike – se ajo ka braktisur komunitetin LGBT të Serbisë dhe kauzën e tyre.

Pavarësisht ndalesës, Bërnabic u ka thënë pjesëmarrësve “se askush nuk mund t’iu ndalojë që të marshoni sepse kjo është e drejtë themelore”.

Më 17 shtator, Shoqata e organizatorëve të Paradës Evropiane tha se kishte marrë garanci nga Bërnabic se “ajo mund të garantojë që rrugët e Beogradit do të jenë të sigurta”.

EuroPride promovon krenarinë e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve e transgjinorëve në nivelin panevropian, dhe që nga viti 1992 organizohet nga një qytet i ndryshëm evropian çdo vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu