Para Ruse në Shqipëri? Nga Fondi Besa, Iutecredit te One, ja si qarkullojnë miliarda në Shqipëri

0
Gjigandi

Financimet ruse duket se kane turbulluar ujërat politike në vend. Duke ju referuar raporteve të inteligjencës amerikane në zgjedhjet e vitit 2017 Partia Demokratike ka përfituar 500,000 dollarë financime ruse dhe më konkretisht kryetari i partisë së aso kohe Lulzim Basha. Mbetet ende e pa zbardhur e vërteta e këtij financimi por ka shkaktuar reagimin e aktorëve politik.

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha

Por ky financim nëse realisht është kryer është vetëm maja e ajsbergut në krahasim me lidhjet ruse që kanë penetruar në vendin tonë përmes sistemeve bankar dhe biznesit.

Miliona euro kanë qarkulluar në vend dhe qeveria ka mbyllur sytë ndërkohë Rusia shtrinte rrënjët malinje dhe kapte banka, filiale financiare dhe festivale që financoheshin drejt për drejtë nga eksponent me qendër në Moskë.

Do të marrim secilin prej bizneseve që lidhet me fijeza Ruse dhe që kanë miliona euro qarkullim të likuiditetit në vend.

Administratori i IuteCredit Akan Ajdini

IuteCredit nëpërmjet Akan Ajdini si administrator është degë e AS IuteCredit Europe, skeduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë, pjesë e regjimit të Putinit.

RonaTyra

Ky institucion mashtrues financiar është hetuar në shumë vende për krime ekonomike, mashtrime, pastrim parash dhe i lidhur me miliarderin rus Oleg Boyko.

Edhe pse e përfshirë në mashtrime në Shqipëri dhe pastrim parash të oligarkëve rusë,

Shteti shqiptarë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ta mbyllur IuteCredit.

“Fondi Besa” e përshkruan veten si institucion financiar jobankar por që në organikën e saj 2 prej anëtareve të Bordit Drejtues janë dy të huaj nëj me origjinë Ruse dhe tjetri Bullgare, Piotr Korynski dhe Georgi Breskovski.

Georgi Breskovski

Por në një kohë që Georgi Breskovski, në jetëshkrimin e tij ka të prezantuar institucionin financiar ku bën pjesë aktualisht në Bullgari, ai prezanton dhe arsimimin të cilin e ka përfunduar në Gjermani, në universitetin agrar të Bremenit. Për disa prej aksionerëve të huaj të “Fondit Besa” agjencia investigative rajonale, “Insaideri.com”, ka hedhur hije dyshimi për origjinën e tyre dhe arsimimin që në kohë e Gjermanisë Lindore, duke lënë të dyshosh se ata janë formuar në Drezden dhe Bremen, dy prej pikave nevralgjike të agjenturës ruse dhe gjermanolindore të STASI-t.

Ndërkohë ka dyshime të forta se aksionerët e huaj të “Fondit” janë pika lidhëse e parave me origjinë nga financimet ruse në rajon.

ONE Telecommunications

ONE Telecommunications është rrjeti telefonik që nëpërmjet Elvin Gurit lidhet një nga nyjet e financimit dhe bankave ruse në Tiranë, të cilat mund të hedhin para për interesat e Putinit dhe për të promovimin e putinizmit në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 2019, shqiptaro-bullgari Elvin Guri dhe bullgari Spas Roussev i blenë Telekom Albania për 50 milionë euro, e cila më pas ndryshoi emrin në One Telecommunications, e njohur si ‘One’, më parë AMC. Ortaku i Elvin Gurit, Spas Roussev është një biznesmen tepër i dyshimtë bullgar, me histori të errëta lidhjesh me krimin e organizuar, mafien, financiarë rusë pranë Putinit dhe politikanë të korruptuar. Kompania e Elvin Gurit dhe Spas Roussev është lakuar për financim nga bankat ruse, të cilat drejtohen nga njerëz të rrethit të Putinit.

Elvin Guri

OTP me administrator Bledar Shella ku aksioner kryesor është rusi Megdet Rahimkulov, një oligark pranë Putinit. Megdet Rahimkulov është rusi i 52-të më i pasur. Megdet Rahimkulov është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së së bashku me dhjetëra oligarkë të afërt të Putinit. Bledar Shella është administrator i OTP Bank në ndërsa beu i futbollit dhe oligarku i pullave Armand Duka është pjesë e këshillit mbikëqyrës.

Bledar Shella

UNUM festival nëpëmjet Sagrado Corp është organizatori i festivalit muzikor Epizode, kompani që figuronte me qendër në Rusi. Por pas nisjes së luftës me Ukrainën dhe sanksioneve të vendosura, kompania e ka hequr nga ëeb-i i saj vendndodhjen që kishte dhe e ka shpërngulur atë në Beograd/Serbi. CEO e kompanisë që organizon eventet është rusi Mikhail Danilov një figurë publike mjaft i njohur në vendin e tij. Danilov në instagramin personal shpallte datat se kur do të organizonte evenimentin ne Shqipëri.

UNUM festival

Lulzim Basha nëse realisht ka pasur gisht në përfitimin e 500 mijë dollarë financime ruse është një pikë ujë në mes të oqeanit në krahasim me këto biznese të sipër përmendura me lartë të vlerave që përfitojnë dhe kapitalet e tyre. Nëse Basha duhet të kryqëzohet sepse ka qenë kryetar dhe ju nevojitet një sulm i tillë është hipokrizi përballë miliardave eurove nën hundën e qeverisë dhe opozitës aktuale.

*Ky artikull është ekskluziv i “Abc24.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Abc24.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016*

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu