Shembja e hotelit legjendar “Hard Rock”, u mori jetën 2 personave dhe plagosi 20 të tjerë në qytetin e New Orleans ne SHBA. Ngjarja ndodhi ndërsa disa vinça të mëdhenj po punonin për restaurimin e objektit për të cilin kishte nisur një punë kolosale. Pjesë të mëdha nga hoteli u shkëputën duke shembur plotësisht disa kate të ndërtesës 18-katëshe. Nga autoritetet konfirmohen 2 viktima, 20 të plagosur dhe 1 person është shpallur i humbur. Sipas raportimeve, në momentin e ngjarjes në hotel kanë qenë duke punuar 45 persona. Ekipet e shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e personit të shpallur të humbur.