Pamje nga dasma përrallore e Robinit dhe Marigonës – çifti morën vëmendje me veshje kombëtare shq…

0
Pamje nga dasma përrallore e Robinit dhe Marigonës – çifti morën vëmendje me veshje kombëtare shq…
Gjigandi

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ditën e djeshme (e hënë) i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me modelen Marigona Krasniqin, me të cilën janë në pritje të një fëmije së bashku.

Dasma përrallore e tyre u organizua në një nga restorantet luksoze në Prishtinë me të ftuar të profileve të ndryshme.

Foto: Screenshot/Instagram

RonaTyra

Nga politikanë të njohur, këngëtarë e artistë të fushave të tjera kanë qenë ata që i dhanë edhe më shumë hijeshi këtij evenimenti.

Dyshja, të cilët u fejuan në fillim të këtij viti, zbuluan mes tjerash edhe gjininë e foshnjës.

Në postimin e shpërndarë në Instagram, Krasniqi shtoi: “Është djalë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata në një moment krahas paraqitjeve elegante u shfaqën edhe me veshje kombëtare shqiptare.

Robini dhe Marigona përndryshe u kurorëzuan disa muaj më parë zyrtarisht në Gjermani.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu