Pamje nga ceremonia e dasmës së futbollistit Florent Hadërgjonaj

0
Pamje nga ceremonia e dasmës së futbollistit Florent Hadërgjonaj
Gjigandi

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, i ka dhënë fund zyrtarisht beqarisë.

Ai javë më parë në një njoftim në rrjete sociale bëri të ditur se ka kurorëzuar dashurinë me martesë me bukuroshen, Dorina Podrimja.

Ndërsa së fundmi, ylli ka bërë edhe ceremoninë e martesës në një nga ambientet luksoze në Prishtinë.

Foto: Screenshot/Artistet shqiptarë

RonaTyra

Të ftuar në dasmën e Hadërgjonajt ishin edhe disa nga fytyrat publike përfshirë artistët performues si: Remzie Osmani, Nexhat Osmani, Meda etj.

Në disa video të postuara në rrjete sociale, çifti kanë shkëlqyer me paraqitjen dhe dukjen elegante.

Foto: Screenshot/Artistet shqiptarë

Mbrojtësi vlen të ceket se shijon romancën për një kohë të gjatë me Podrimjan.

Të njëjtit u fejuan në dhjetor të vitit të kaluar.

/abc24.al/

Foto: Screenshot/Artistet shqiptarë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu