Pak javë pas ndërhyrjes së fundit, Katie Price shihet me të dashurin në aeroport ndërsa thuhet se…

0
Pak javë pas ndërhyrjes së fundit, Katie Price shihet me të dashurin në aeroport ndërsa thuhet se…
Gjigandi

Katie Price ishte pa makijazh ndërsa ecte në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar me të fejuarin e saj Carl Woods përpara se të hipte në një fluturim për në Cyrih të shtunën.

Ish-modelja magjepsëse, 43-vjeçe, shfaqi pak nga barku i saj i sheshteë pasi kishte veshur një bluzë të shkurtër ngjyrë kafe, sipër një palë getave ngjyrë portokalli.

Ajo ishte gjithashtu e mbështjellë me një triko ngjyrë rozë pastel, shkruan

DailyMail

.

RonaTyra

Kjo vjen pasi ajo iu nënshtrua një ndërhyrje për ngritjen e syve dhe vetullave në një klinikë në Belgjikë në fillim të këtij muaji.

Modelja e cila aktualisht është 3.2 milionë funte (3.8 milionë euro) në borxh – ishte pajisur me mallra luksoze, duke përfshirë një çante “Louis Vuitton” dhe atlete në aeroport.

Partneri i saj, 33 vjeç, kishte veshur një palë tuta jeshile dhe mbante një çantë të madhe bagazhi me vete.

Ish-konkurrenti i spektakli “Love Island” kishte dy valixhe gjigante blu në të cilat ishte vendosur emri i tij, ndërsa Katie mbante gjërat e nevojshme në një çantë dore ngjyrë rozë.

Paraqitja e fundit e Katie në emisionin “Lorraine” të enjten u kritikua nga shikuesit, pasi super modelja iu shmang pyetjes për arrestimin e saj në gjendje të dehur.

Modelja e falimentuar, e cila gjithashtu shmangu burgun në fillim të këtij muaji kur arriti një marrëveshje në minutën e fundit për të shlyer borxhet e saj, ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit për të biseduar rreth dokumentarit të saj të ardhshëm që do të transmetohet në BBC, “What Harvey Did Next”.

Në emision, Katie bisedoi me prezantuesen Lorraine për dokumentarin e saj të ardhshëm, i cili do të transmetohet muajin tjetër, ndërsa zbuloi gjithashtu rezultatet e operacionit të fundit.

Paraqitja e saj shkaktoi një stuhi reagimesh nga shikuesit, të cilët vunë në dyshim se si kanali ITV mund ta ftonte Katien të shfaqej në një emision duke pasur parasysh problemet e saj të fundit ligjore.

Duke diskutuar për ndryshimet e saj të fundit, nëna e pesë fëmijëve pohoi se edhe pse është ‘deformuar’ për shkak të pamjes së saj të re, ajo nuk ka në plan të ndalojë së hyri në briskun e estetikës.

“Unë bëra një ngritje të vetullave dhe nëna ime tha: ‘Për çfarë po e bën këtë?’. I thashë: ‘Mami, jam në të 40-at dhe e kam pasur të gjithë karrierën time natyrale përveç gjoksit dhe do të bëj një operacion'”, tregoi modelja britanike.

Diku tjetër në bisedë, Katie zbuloi gjithashtu planet e saj për të pasur një fëmijë me të fejuarin Carl Woods – disa ditë pasi ai u akuzua për përdorimin e ‘sjelljes kërcënuese dhe abuzive’ ndaj saj.

Carl lëshoi një mohim publik në Instagram javën e kaluar mbi pretendimet për abuzim dhe akuzoi të tjerët për krijimin e një ‘storie të rreme’ – duke këmbëngulur se ata kishin vetëm një debat të vogël në publik.

Katie nuk iu referua akuzave, por këmbënguli se dyshja ishin më të fortë se kurrë, ndërsa ajo detajonte planet e tyre për të zgjeruar familjen e tyre.

Në dhjetor Katie u dënua me 16 muaj burg të pezulluar për një vit pasi u deklarua fajtore për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Më pas, ajo shmangu burgun për herë të dytë në javët e para të këtij muaji, pasi bëri një marrëveshje të minutës së fundit për të shlyer borxhet e saj.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu