Padia e rrallë/ Qytetari padit gjykatësen, se nuk i dha drejtësi në kohë

0
Padia e rrallë/ Qytetari padit gjykatësen, se nuk i dha drejtësi në kohë
Gjigandi

Stoku i dosjeve në gjykatën e lartë ka shkuar 35 mijë dosje , një qytetar ka vënë në provë gjykatën e lartë duke kërkuar sekuestrimin e pasurive të një gjyqtareje, që sipas tij nuk dha drejtësi në kohë dhe ndaj i shkaktoi dëm. Për dijeni ai ka njoftuar edhe KLGJ dhe KPK.

Në këtë vendim të gjykatës së lartë ku paditësi Mirsad Rahova nuk mundi të fitojë dot ndonëse këmbëngul se iu shkaktua dëm pasuror nga gjyqtarja Teuta Hoxha, që sipas tij nuk u shpreh në afat  për sigurimin e një padie, ku kërkohej mosndërhyrja e një shoqërie për të ndërtuar.

Në dosjen e vendosur në dispozicion të , thuhet se paditësi ishte gjobitur edhe nga shkalla e parë menjëherë mbasi dorëzoi padinë me argumentin se abuzoi me të drejtën për të hapur një gjyq.

Kurse apeli shtoi se paditja edhe e KLGJ dhe KPK nxjerr në pah keqbesimin e qytetarit,  i cili dyshohet se nuk ju drejtua gjykatës për të zgjidhur një problematikë, por sipas vendimit për të shqetësuar gjyqtaren konkrete.

Kërkesa e shtetasit në fjalë për të sekuestruar pasuritë e gjyqtares Teuta Hoxha përfundoi në Gjykatën e Lartë u rrëzua me argumentin se një rekurs i tillë nuk përfshihet në rastet e parashikuara nga ligji.

RonaTyra

Gjykata e Lartë shton se padia është e pabazuar dhe se gjatë gjykimit në dhomë këshillimi nuk u vunë re shkelje të rënda procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu