Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ka uruar të gjithë besimtarëve agjërim sa më të lehtë.
Pacolli, mes tjerash, ka njoftuar se agjëron që fëmijë, teksa tani i mungojnë prindërit, me të cilët agjëronte bashkë.
“Për gjithçka në jetë, i jam gjithmonë mirënjohës krijuesit tonë. Nuk ka muaj më të rëndësishëm për mua sesa muaji i shenjtë i Ramazanit. Uroj të kaloni agjërim sa më të lehtë”.
“Unë agjëroj që fëmijë. Një ndjesi e mirë. Megjithatë, më mungojnë prindërit, me të cilët kam agjëruar gjithmonë”
, ka shkruar Pacolli në Facebook.