Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada ka pasur një paraqitje fantastike me klubin e tij Sandhausen.
Paçarada pati notën e dytë më të lartë të takimit ndërsa ndeshja përfundoi pa gola.
Sipas “Sofascore”, anësori u vlerësua me notën 7.6.
Bashkëlojtari i Leartit, mesfushori Besar Halimi nuk u paraqit fare në takim.